Balla kujtohet dy ditë pas të ironizojë deklaratat e Metës: Avni Rustemi...

Balla kujtohet dy ditë pas të ironizojë deklaratat e Metës: Avni Rustemi që ka disa ditë që rrotullohet në varr…

48
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar të PS ka komentuar në seancën e sotme deklaratat e presidentit Ilir Meta, deklarata këto që kanë zgjuar interes dhe shqetësim të madh nga mazhoranca.

Deklaratat e Metës, te bera dy ditë më parë, Balla iu ktheu përgjigje duke thënë se Avni Rustemi rrotullohet në varr ndërkohë që nismat e presidentit i konsideroi se kundërpërgjigje ndaj Reformës në Drejtësi.

Balla nuk hezitoi t’iu kërkojë dhe deputetëve të votojnë unanimisht për rezolutën pqër shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

“Reforma në drejtësi veçse zbatohet dhe këtu mbaron gjithë ky diskutim edhe pse e dëgjova në sallë emrin e heroit Avni Rustemi që ka disa ditë që rrotullohet në varr ku është se po ia shpërdorojnë emrin njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me Avni Rustemin. Presidenti mundet vetëm ta ngadalësojë, por jo ta pengojë. Nuk dua të harxhoj kohën sot do të kemi seancë të posaçme të hënë që do t’i hapë rrugën një hetimi të plotë për shkelje të plotë të kushtetues nga ana e presidentit dhe ajo zyrë duhet të lirohet urgjentisht, dhe aty të jetë një figurë që duhet ta bashkojë shoqërinë e jo ta shndërrojë presidencën në një seli të asaj që ka mbetur nga opozita për 30 qershorin”,- u shpreh Balla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY