Përfundon takimi i Bashës me kryebashkiakët e PD-së/ Shikoni se çfar u...

Përfundon takimi i Bashës me kryebashkiakët e PD-së/ Shikoni se çfar u vendos

145
0
Shares

Ka përfunduar takimi i kreut të PD-së Lulzim Basha me kryetarët e bashkive të djathta në selinë e PD-së.

Në mbyllje të këtij takimi pati një peonopncim të shkurtër të kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu, i cili deklaroi duke ecur se nuk do ta lëshojë zyrën e tij për zgjedhje farsë.

“Nuk e lëshoj zyrën time për zgjedhje farsë”,-tha Mziu.
Ndërsa kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj gjatë prononcimit të tij theksoi se opozita ka vendosur moslirimin e zyrave për shkak se zgjedhjet e 30 Qershorit sipas tij ishin nul dhe të jashtëligjshme.

“Ne do ta lirojmë zyrën kur të vijë pasardhësi ynë që të jetë zgjedhur në bazë të Kushtetutës, kur të ketë zgjedhje dhe jo votime.

Ky është një vendim i marrë nga opozita dhe nga ne. Diskutuam edhe për protestat së shpejti do të informoheni edhe për datën”,-tha Kapllanaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY