Testimi për mësuesit e rinj/ 6 mijë aplikime për 1400 vende të...

Testimi për mësuesit e rinj/ 6 mijë aplikime për 1400 vende të lira

47
0
Shares

Portali “Mësues për Shqipërinë” ka mbyllur regjistrimet, duke numëruar 5953 mësues që konkurrojnë për punë. Por jo të gjithë do të jenë pjesë e testimit që do të zhvillohet përgjatë këtij muaji dhe në fillim të gushtit. Dhe sigurisht, jo të gjithë kandidatët do të arrijnë të punësohen përgjatë këtij viti.

Nga 7200 mësues që u futën në garën për t’u punësuar këtë vit shkollor, kanë arritur ta përfundojnë aplikimin më pak se gjashtë mijë prej tyre, duke u bërë kështu kandidatë potencialë për të zënë një nga vendet vakante në mësuesi, që hapen këtë vit shkollor.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, çdo vit krijohen afro 1400 vende vakante në mësuesi. Bëhet fjalë për kontrata afatgjata dhe afatshkurtra, që krijohen si pasojë e daljes në pension të mësuesve që kanë plotësuar vitet e punës si dhe atyre që marrin leje lindjeje apo mjekësore.

Raporti është përafërsisht 1 me 4, çka nënkupton se mundësinë për t’u futur në punë përmes portalit do ta ketë më pak se çereku i më të mirëve.

Por duhet nënvizuar që në shifrën totale të vendeve vakante, MAS nuk bën publike vendet e punës që mbyllen për shkak të mosplotësimit të orëve mësimore.

Në këtë pikë, Sindikata e Arsimit vijon të këmbëngulë që ministria duhet t’ua ofrojë vendet e reja të punës fillimisht mësuesve në sistem që rrezikojnë të dalin të papunë për shkak të reduktimit të orëve.

Portali i sivjetmë “Mësues për Shqipërinë” nuk do të shërbejë vetëm për mbledhjen e aplikimeve, por do të luajë rolin kyç deri në punësimin e mësuesve.

Me shkrirjen e drejtorive arsimore, punësimi i arsimtarëve më të mirë i është besuar Rrjetit Akademik Shqiptar, që menaxhon të dhënat e mësuesve në portal.

Zyrat e reja arsimore të katër drejtorive rajonale të arsimit parauniversitar janë të detyruara të shpallin vendet vakante në portal. Për çdo vend të lirë pune, njoftimi do t’i shkojë direkt në email më të mirit të renditur në listën për punësimet.

Pra, bëhet fjalë për një proces automatik kompjuterik, pa ndërhyrjen e drejtorëve të shkollave a DAReve, që në jo pak herë kanë bërë pazare.

Sipas udhëzimit të ri për punësimet dhe emërimet, mundësitë që mësuesi më i mirë të refuzojë ofertat nuk do të jenë të kufizuara deri në tri herë, por pafundësisht.

Mosparaqitja e tij 24 orë pas njoftimit në shkollën ku njoftohet se është hapur vendi për të, merret si refuzim. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është kontrata e punës.

Ministria e Arsimit ka hequr periudhën 1-vjeçare të provës, pasi nuk e ka parë të arsyeshme që më të mirët, pas gjithë filtrave që kalojnë për ta gjetur atë vend pune, të kalojnë edhe një sitë të re.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY