Flet ish-deputeti: Ja çfarë pritet të ndodhë në bashkitë e djathta

Flet ish-deputeti: Ja çfarë pritet të ndodhë në bashkitë e djathta

59
0
Shares

Pas zhvillimit të zgjedhjeve dhe faktit që kandidatët u shpallën fitues, dilema mbetet tek lirimi i karrigeve nga kryetarët aktualë.

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka zbuluar në studion e News24 planin e demokratëve, lidhur me faktin nëse kryebashkiakët e djathtë do t’ua lirojnë zyrat pasardhësve të tyre socialistë, te dale nga “zgjedhjet e 30 Qershorit”.

Lidhur me këtë, Alibeaj ka theksuar se kalimi i stafetës bëhet vetëm kur pasardhësi është i ligjshëm, duke dhënë kështu mesazhin se kryebashkiakët e PD nuk do t’i lirojnë zyrat e tyre.

Nuk është punë karrigesh, tanët nuk e kanë bërë për karrige, se ata po. Kryetarët tanë kanë qenë të diskriminuar nga qeveria, asnjë projekt, kanë bërë vetëm me taksat e vogla. Asnjë mbështetje financiare nuk kanë marrë. Nuk është e rëndësishme çfarë do bëjnë kryetarët tanë, por çfarë do bëjë publiku në këto bashki.

Ky që po vjen nuk është produkt i dëshirës së tyre. Kryetarët tanë kanë për detyrë t’i lirojnë karrigen një pasardhësi të ligjshëm. Kur nuk njihet procesi, edhe produkti është i paligjshëm”, u shpreh ish-deputeti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY