“Nuk e kam zakon por do i nxjerrim”, Meta tregon mesazhin e Ramës: Pas 30 Qershorit Luli nuk do jetë…

Ndaje

Presidenti Ilir Meta ka treguar si kurre me pare  në konferencën për shtyp dhe një mesazh të kryeministrit Edi Rama drejtuar atij.

Sipas Kreut të Shtetit, Rama i ka shkruar këto fjalë në 18 shkurt:

Ça më shkruan ky (RAMA), nuk e kam zakon por do i nxjerrim mesazhet. Më 18 shkurt me shkruan: Lulit i kam shkuar në fund të 2017 se pas zgjedhje lokale nuk do jetë kryetar partie, ndërsa ty po të shkruaj se pasi të mbarosh mandatin si President nuk do gjesh më gjurmë LSI.

Pra i vjen keq edhe për mua edhe Lulit, mua kur nuk më erdhi keq për ditët e mia në PS në ditët e mia më të zeza, që Edi i gjuante me gurë, e bënte pis atë, nuk më vjen keq as për LSI se e bëra për të dhënë mundësi të rinjve si Gjosha, Panariti, Mehmeti të bëjnë diçka të mirë për vendin”.

Meta theksoi se kur nuk i erdhi keq që la Partinë Socialiste, të cilës, sipas tij, i ka dhënë vitet më të mira, nuk i vjen keq për LSI-në.

Unë bëj 3-4 LSI të tjera edhe më të mëdha se ajo. Qëllimi im është të mos lejoj Edin që të mos lërë gjurmë demokracie këtu”, theksoi Meta.

Meta gjithashtu tregoi dhe sesi do zgjidhet kriza nëse Rama nuk e pranon as zgjidhjen per zgjedhjet në 13 Tetor.

“Po do thellohet me tej, ta zgjidhë si të dojë, krizën e ka ai dhe ata, duan një junte që do të asgjësoje çdo institucion, që do ta nxjerrë vendin nga rruga evropiane dhe çelja e negociatave. Në fund e di si mund të thotë ai, që fajin e ka Meta që më bëri kryetar bashkie, unë i papërgjegjshëm isha, të vijë këtu kur të dojë, edhe në takim me prindër, ata që ka me vete ai, ka hallin e eksperimentit”,-shtoi Meta.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje