Meta mesazh para 30-Qershorit: Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të...

Meta mesazh para 30-Qershorit: Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të diel, por edhe të hënë

70
0
Shares

Ndërhyrja e Presidentit Meta për të zgjidhur krizën politike i dha një zhvillim krejt tjetër  ngjarjeve. Meta vendosi datën e re të zgjedhjeve, 13 Tetor 2019, e cila hyn në fuqi menjëherë me firmosjen e dekretit nga presidenti.

Pavaresisht kesaj, mazhoranca vazhdon me kokëfortësinë e saj për të mos e zbatuar, por mbetet ende për tu parë se çfarë do të ndodhë dhe pas 30 Qershorit.

Sot, Presidenti Meta ka zgjedhur të japë një mesazh lidhur me durimin që duhet treguar në këto situata. Meta thotë se pas një të dielë ka një të henë dhe ndaj duhet pritur.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq!

Kënaqësi t’ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë familjeve tuaja e njerëzve të dashur të zemrës.

Po kështu sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve. Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të diel, por edhe të hënë. Dhe përsëri kafen e mëngjesit do e pimë me njëri-tjetrin, me fqinjët tanë dhe miqtë tanë, pavarësisht nga idetë e ndryshme politike.

Të dashur miq! Kënaqësi t'ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë…

Publiée par Ilir Meta sur Samedi 29 juin 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY