Aksident tragjik në Thumanë – Fushë –Krujë, vdes 18-vjeçari

Aksident tragjik në Thumanë – Fushë –Krujë, vdes 18-vjeçari

59
0
Shares

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Thumanë – Fushë-Krujë.

Si rrjedhojë e aksidentit, ka ndërruar jetë një 18-vjeçar. Aksidenti është shënuar në afërsi të vendit të quajtur Ish-Këneta.

Mendohet se aksidenti është shkaktuar për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën lëvizte mjeti në rrugë.

Automjeti ka dalë nga rruga duke shkaktuar së paku 1 të vdekur.

Aksidenti ka ndodhur në aksin e vjetër të rrugës së Krujës.

Përpos viktimës, 3 të tjerë janë plagosur.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Informacion paraprak

Më date 29.06.2019 , rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë një mjet tip Volswagen ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A.K. 18 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital dhe shtetasit A.N. 18 vjeç, U.L. 18 vjeç, A.M. 18 vjeç, dhe A.L. 18 vjeç, ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY