Basha mesazh të rëndësishëm qytetarëve pak orë para 30 qershorit

Basha mesazh të rëndësishëm qytetarëve pak orë para 30 qershorit

92
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se nesër në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Në një dalje urgjente për media, Basha iu ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve të distancohen nga dhuna ditën e nesërme.

“Nesër në Shqipëri nuk ka zgjedhje, zgjedhjet janë mekanizmi si të vendosin, por nesër nuk ka zgjedhje. Zgjedhjet janë shprehje e vullnetit të lirë të njerëzve, por nesër nuk ka liri. Nesër do të shkelet ligji. Unë e di që shumë nga ju kanë dashur e pritur që nesër të mos kishte votime fars, por e vetmja mënyrë për ta arritur këtë do të ishte mënyra e dhunshme, që do të shkaktonte vëllavrasje e humbje njerëzore. Dhuna nuk do të prodhonte as përfitime politike, por thjesht do të sillte një ndjenjë të rreme të triumefit të çastit.

Unë dhe demokratët nuk besojmë te dhuna, ndaj dhe sot dua t’iu them të gjithëve, jini krenarë, sepse i keni bërë një shërbim të madh Shqipërisë, duke mos rënë pre e dhunës të orkestruar nga Rama. Ky regjim është plagosur për vdekje dhe do rrëzohet shumë shpejt. Rama nuk kupton asnjë gjuhë tjetër, vec dhunës. Unë nuk besoj se dhuna është zgjdhje, unë besoj se forca jonë qëndron te këmbëngulja e drejtësia e asaj që kërkojmë, te bashkimi, durimi e kurajoja. Asnjë pushtet politik që del nga dhuna nuk ka sjellë kurrë asgjë të mirë për popullin. Nga dhuna nesër nuk përfiton askush përvec Edi Ramës. Dhuna dhe viktimat i vlejnë vetëm Ramës. Rrëzimi i Ramës nuk do të vijë duke përplasur shqiptarët, duke goditur e rrahur njëri-tjetrin”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY