FOTO/”Mjekët po largohen”, zbulohet peticioni dërguar ministrisë së Shëndetësisë

FOTO/”Mjekët po largohen”, zbulohet peticioni dërguar ministrisë së Shëndetësisë

57
0
Shares

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka denoncuar largimin e mjekëve nga Shqipëria, duke bërë përgjegjëse qeverinë.

Ai ka publikuar një listë të emrave bashkë me firmat e mjekëvr të cilët kanë përgatitur një peticion.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-deputeti rendit dhe kushtet papërshtatshme ku punojnë mjekët në Shqipëri.

STATUSI I PLOTE
Qeveria i detyron mjeket te largohen nga vendi.
Peticioni i mjekeve specializante eshte i qarte dhe i drejte, ne kerkesat e tij minimale.

Rreth gjysma e mjekeve specializante, qe realizojne nje volum shume te madh pune klinike ne spitalet ku punojne, jane me “kuota te lira”, pra pa asnje pagese.
Te tjeret marrin nje pagese minimale prej 40000 Leke ne muaj.
Nderkaq ju paguhet vetem nje numer i vogel sherbimi te rojeve, te cilat do te benin kolaps pa ata.
Dhe ne menyren me skandaloze ne shumicen dermuese nuk kane as te drejten e te ushqyerit apo te dhomave te pushimit gjate shebimit te rojes, elemente keto njerrezore, por dhe thelbesore.
Dhe ne fund per komedi, duhet t’i paguajne nje kompanie private te kontraktuar me PPP edhe per parkimin e makinave te tyre brenda territorit te spitalit.
Pa dashur te shtoj edhe nje mije aresye te tjera madhore, qe po detyrojne mjeket tane te largohen nga vendi duke arritur nivelin prej 1 mjek per 1000 banore, nivel ky afer atij afrikano qendror, mendoj se te mesipermet mjaftojne per te kuptuar realitetin e sherbimit tone shendetesor dhe pse ai po braktiset.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY