Kavajë/Policia arreston hajdutin, i zbulon dhe 4 vjedhje të tjera

Kavajë/Policia arreston hajdutin, i zbulon dhe 4 vjedhje të tjera

98
0
Shares

Policia e Kavajës ka arrestuar një shtetas në tentativë për të vjedhur në banesë.

Gjatë aksionit, uniformat blu kanë zbardhur edhe katër vjedhje të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga i njëjti person.

Në pranga ka rënë 32-vjeçari O. A., banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje.

Njoftimi I policisë:

Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve të banesave, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë 1 shtetas në tentativë për të vjedhur në një banesë .

Zbardhen dhe 4 vjedhje të tjera të ndodhura më parë, të cilat dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për një shtetas që dyshohej se kryente vjedhje banesash në Kavajë, kanë organizuar punën duke mbajtur nën vëzhgim shtetasin e dyshuar.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar nga shërbimet policore u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit O. A., 32 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje. Ky shtetas u kap në oborrin e banesës e shtetasit Z. M., në të cilën kishte hyrë për të vjedhur.

Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas është autorë edhe i 4 vjedhjeve të tjera të banesave të ndodhura gjatë muajit shkurt-qershor 2019 në Kavajë .

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY