Ka dhe socialistë të “ndershëm”, ish-ministrja: Nuk kam dhënë asnjëherë kafe për të marrë një votë

Ndaje

Në situatën kur  ka dalë sheshit që socialistët kanë manipuluar votat për zgjedhjet e vitit 2017 (referuar përgjimeve), ka nga ata socialistë të cilë i kanè qëndruar dhe larg këtyre proceseve.

Mimi Kodheli ishte e ftuar këtë të martë në emisioni “Provokacija”, ku u pyet në lidhje me përgjimet e publikuar nga Bild. Ajo, për të dhene një argument mbrojtës, tha se kjo mënyrë e abuzimit me votat është përdorur në këto 30 vite nga të gjitha palët. Kodheli rrëfeu gjithashtu se nuk ka dhënë asnjëherë as edhe një kafe për të marrë vota.

“Unë kam bërë një diskutim disa kohë më parë, kur opozita ishte akoma në parlament lidhur me votat, blerjen e tyre, abuzimin me to dhe kam thënë që nuk mundet asnjë të çohet këtu dhe të thotë se unë jam ai jo mëkatari se të tillë nuk ka në përgjithësi ndaj në qoftë se dikush në këto 30 vjet zgjat gishtin te tjetri dhe thotë shiko se unë këtë mënyrë të të bërit vota nuk e kam përdorur kurrë dhe vetëm ti e përdor ky është abuzim me naivitetin e njerëzve e dëgjojnë. Këtë gjë e thotë një grua që keni këtu përballë dhe që nuk ka dhënë asnjëherë një kafe për të marrë një votë.

*Tek videoja e gjeni ne minuten e 11

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje