“Nga Presidenca do nisë ringritja e Republikës”, Meta: Bashkë do të jemi...

“Nga Presidenca do nisë ringritja e Republikës”, Meta: Bashkë do të jemi deri më 24 korrik 2022

103
0
Shares

Në një deklaratë urgjente, Meta tregoi dhe njëherë rëndësinë që mbart institucioni i tij, ndërsa përforcoi dekretin e tij, duke lënë në fuqi ligjshmërinë e tij se zgjedhje pa opozitë, nuk mund të ketë.

Për Metën, zgjedhje nuk ka. Kreu i shtetit kërkoi reflektim nga mazhoranca, ndërsa u tregua i vendosur se nuk ka asnjë plan të dytë, duke premtuar vetëm qetësi, durim dhe pritje për reflektim. Sipas tij, dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës.

Meta gjithashtu paralajmëroi se do të jetë në krye të institucionit deri në fund te mandatit, duke i shërbyer vendit.  Ai tha se nga Presidenca do të fillojë ringritja e Republikës dhe se Shqipëria nuk do të bëhet koloni e asnjë institucioni ndërkombëtar.

Ky institucion nuk i përket Ilir Metës. Ky institucion nuk do të bjerë kurrë por përkundrazi nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës. Ky vend nuk do të bëhet koloni e asnjë institucioni ndërkombëtar. Vend që i takon gjithë shqiptarëve. Bashkë do të jemi deri më 24 korrik 2022”.,-ka thënë ai.

(vijon..)

DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY