Dënimi i Habilaj/ Zagani thumbon Tahirin: Të fala kushos, do keni plot...

Dënimi i Habilaj/ Zagani thumbon Tahirin: Të fala kushos, do keni plot kohë të rrini bashkë

152
0
Shares

Gjykata e Catanias në Itali ka dënuar me 15 vite e 5 muaj burgim Moisi Habilajn, i akuzuar për trafik droge nga Shqipëria në Itali. Ai është cilësuar si kreu i grupit të Habilajve që trafikonte marijuanë nga brigjet e Vlorës drejt shtetit italian.

Sipas mediave italiane, Moisi Habilaj, kushëriri i ish-ministrit Saimir Tahiri, qëndroi i heshtur kur dëgjoi vendimin e Gjykatës. Por nuk ka heshtur Dritan Zagani, ish oficeri i Policisë, i cili zbuloi për herë të parë lidhjet mes Habilajve dhe ish ministrit të brendshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Zagani, që ndodhet si azilant politik në një prej vendeve të Bashkimit Europian, shprehet se, pas vendimit të gjykatës italiane për të afërmin e tij, Tahiri e ka ndjerë hallin që po i afrohet.

Postimi i Zaganit:

Sot lexova se Saja ishte merzitur duke pritur drejtesine dhe kerkonte sa me pare te mbyllej çeshtja ne ngarkim te tije.

Nje miku im gazetar nga italia me dergoi kete artikull ku mesova se kusho Moisi eshte denuar 15 vjet e kusur ne Itali.

Keshtu kuptova hallin e Sajes te jete sa me shpejt i gjykuar, spaska faj se ia paska ndjere pak lageshtiren hallit qe e ka zene.

Saje durim se ka kohe plot dhe per ty, durim e mos u merzit se une kam prit 5 vjet e akoma do pres per “dhuraten” qe ti me bere me zhdrejtesine e vetuar se pari nga ti dhe ata si ti…durim qe te kuptosh se heret a vone do marresh ate qe meriton dhe ti.

Ahhh se desh harrova..mos me harro ti besh te fala kushos se do keni kohe plot te rrini bashke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY