Policia e shpalli në kërkim/ Ish-deputeti flet nga ‘arratia’: Jam te selia...

Policia e shpalli në kërkim/ Ish-deputeti flet nga ‘arratia’: Jam te selia e PD-së

98
0
Shares

Policia e Shkodrës shpërndau lajmin se, ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ishte shpallur në kërkim për ngjarjet e djeshme në KZAZ-në e Bashkisë Shkodër.

Lajmi më pas u konfirmua dhe nga vetë kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë një takimi në njësinë numër 1.

Por ish-deputeti Spahia, në një intervistë për News 24, shfaqet teksa hyn lirisht dhe i pashqetësuar në selinë blu.

Sipas tij, lajmin e ka marrë vesh nga mediat dhe se asnjë efektiv policie nuk ka mbërritur në banesën e tij.

Spahia shton se është i vendosur për të vijuar aktivitetin e tij në mbështetje të qytetarëve dhe se nuk ka ndërmend të shkojë vetë në polici për t”u sqaruar.

Për përplasjet me forcat e policisë në disa KZAZ të vendit policia e shtetit ka proceduar dhe ka ndaluar disa persona, mes tyre ish deputetë dhe zyrtarë të opozitës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY