“Bllokuan KZAZ në përputhje me dekretin”,Berisha nxjerr foton nga qelia: Ja si...

“Bllokuan KZAZ në përputhje me dekretin”,Berisha nxjerr foton nga qelia: Ja si i quan protestuesit

122
0
Shares

Policia e Kavajës ka shoqëruar disa qytetarë të cilët protestuan mbrëmjen e djeshme. Protestuesit e  arrestuar i kanë dërguar një përshëndetje nga qelitë e komisariatit, ish-kryeministrit Sali Berisha, për të treguar vendosmërinë e tyre në kauzën e nisur. Ish-kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e tyre dhe ka kërkuar përkrahjen e mbarë qytetarëve për “kryengritësit e pamposhtur”, siç i cilëson të rinjtë.

Kryengritësit e pamposhtur të Kavajës na përshëndesin nga qelitë e Narkokomisariatit. Një përshëndetje të përzemërt, miq, guximtarëve që na bëjnë krenarë. Rama ik! Fitore! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e kryengritësit dixhital,” shkruan Berisha.

Mesazhi i protestuesve: Doktor, çunat e Kavajës, live nga dhoma e paraburgimit në komisariat. I arrestuan sonte në mbrëmje, sepse bllokuan KZAZ-në e Luzit të Vogël, në përputhje të plotë me ligjin dhe dekretin e Presidentit te Republikës. Po kthehet komunizmi. Liri demokraci.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY