FOTO/Atraksion i përhershëm për vizitorët, Pogradeci çel sezonin turistik

FOTO/Atraksion i përhershëm për vizitorët, Pogradeci çel sezonin turistik

67
0
Shares

Qyteti juglindor i Pogradecit ka çelur sezonin turistik mes një larmshëri aktivitetesh. Kryetari i kësaj bashkie, Eduart Kapri ka qene prezent në të gjitha organizimet, duke përmendur investimet në këtë qytet.

2 mijë dhoma akomoduese, është edhe një numër i papërcaktuar që janë edhe akomodimi nëpër familje. Janë marra të gjitha masat që ne të kemi një pastrim periodik nga bimësia e liqenit.”,-është shprehur Kapri.

Teksa biznesi ka shtuar kapacitetet e akomoduese për turistët, bashkia thotë se ka punuar për të ofruar siguri dhe pastërti përgjatë vijës liqenore, që ndër vite ka qenë problematike

Një sërë aktivitetesh që nga ato artistike e deri tek kulinaria, ku restorantet e qytetit ekspozuan gatimet e tyre në formë panairi erdhën për vizitorët buzë liqenit. Pogradeci dhe rrethinat e tij, ofrojnë për turistët janë një atraksion të përhershëm turistik me natyrën, kulturën dhe historinë që i japin madhështinë, ndërsa Liqeni i jep hijeshinë.

Përveç liqenit Pogradeci ka edhe shumë bukuri të tjera natyrore në periferinë e tij, në fshatrat që e rrethojnë, ka monumente të rëndësishme kulturore e historike që të tërheqin ti vizitosh.

Këtë vit Bashkia e Pogradecit do të promovojë edhe turizmin malor dhe atë kulturor. Vende me rëndësi të madhe historike dhe piktoreske do të marrin rëndësinë e duhur, nga Bishnica në Gurin e Kamjes, nga Selca e varreve monumentale e deri tek Manastiri i Shën Marenës në Mokër.

Pogradeci ofron shumë mundësi per turizëm ujor, malor dhe historik. Gjithashtu edhe kuzhina dhe kulinaria pogradecare është shumë e veçantë dhe e pëlqyeshme nga vizitorët shqiptarë dhe të huaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY