Berisha i kundërpërgjigjet MB: “Hodha mesazhin për badigardin që të hetohej”

Berisha i kundërpërgjigjet MB: “Hodha mesazhin për badigardin që të hetohej”

44
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar sërish për denoncimin që publikoi mëngjesin e sotëm për badigardët e kryeministrit Rama, ku njëri prej tyre thuhej se kishte vdekur.

Berisha i është kundërpërgjigjur deklaratës zyrtare të Ministrisë së Brendshme ( kliko ketu), e cila e përgënjeshtroi lajmin.

Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se ky lajm ka mbi 48 orë që qarkullon në media dhe e publikoi mesazhin që mediat të hetonin për verifikimin e tij. Ai shpreh kënaqësinë që nuk ka jetë të humbura dhe nga ana tjetër thotë se dënon përdorimin çnjerëzor të truprojave njësoj si Kim Il Jung nga Rama.

POSTIMI I BERISHËS

Reagim!
lidhur me një deklaratë të Gjeneral Kanabisit dhe Narkodrejtorit Geron Balili, sqaroj sa vijon:

Lajmi për aksidentimin dhe plagosjen e badiguardëve të Edvin Kristaq Krimit ka mbi 48 orë që qarkullon në mediat e shumta dhe rrjetet sociale. Ndaj këtij lajmi Vasal Kimiku dhe Geron Velia, që mbushin çdo ditë ekranet dhe valët televizive me shpifje ndaj opozitës, nuk thane asnjë fjalë, asnjë përgënjeshtrim.
Pikërisht për shkak të kësaj heshtje akuzuese publikova mesazhin e qytetarit dixhital me kërkesën drejtuar gazetarëve që të ndërmarrin ndonjë hetim për verifikimin e lajmit të kobshëm.
Duke shprehur kënaqësinë që nuk ka jetë të humbura, dënoj me ashpërsinë më të madhe heshtjen dy ditore ndaj lajmeve të mediave nga gjeneral Kanabisi dhe narkodrejtori Geron Balili.
Unë gjithashtu dënoj ashpërsisht përdorimin çnjerëzor të badiguardëve njëlloj si diktatori Kim Il Jung nga Edvin Kristaq Krimi! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY