Rama sulmon sërish Metën: Veprimi i tij nxit konflikt, është nul

Rama sulmon sërish Metën: Veprimi i tij nxit konflikt, është nul

103
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nga Dibra, ku mori pjesë në mitingun elektoral të prezantimit të kandidatët socialiste për zgjedhjet e 30 qershorit u shpreh se ato do të zhvillohen dhe se do të votohet për 30 vitet e ardhshme të Shqipërisë.

“Ju keni dëgjuar dhe nga ata që thonë të shtymë zgjedhjet. Nuk është çështja që të shtymë një dasmë, por kjo është çështja se nëse shtynë zgjedhjen hapim rrugë një pakicë që thotë “o kështu, o rash e vdiqa”. Pra ne i hapim rrugë çdo pakice që mund të kërkojë sërish këtë gjë”, u shpreh Rama.

Rama tha se Meta ka bërë një akt të rëndë që është një vetëvrasje politike për të.

“Doli dhe Presidenti, ku protesta e tyre doli qartësisht që po pakësohet në numër, po pakësohet në energji. Morën një goditje të fortë nga SHBA që u folën me emër dhe me mbiemër duke i trajtuar si persona që janë të rrezikshëm. Doli Presidenti dhe mes fushatës që ka filluar, dhe tha ta anulojmë.

Ajo që tha presidenti vlen po aq sa të thoshte anulojmë ndeshjen Island-Shqipëri dhe deklaratën e jap të hënën. Ai ka akoma do shikoni sërish. Unë them se që nga dje, Ilir Meta nuk e meriton zyrën ku rri. Nuk meriton më titullin më të lartë, të gardianit të Kushtetutës. Ajo që ka bërë dje është përçarëse dhe konflikt nxitëse, është një vetëvrasje politike. Nga pikëpamja ligjore është një nul dhe nga pikëpamja njerëzore është një turp”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY