“Nuk di a të meritoj ty”, Rezarta Shkurta dedikim dashurie Ermal Hoxhës:...

“Nuk di a të meritoj ty”, Rezarta Shkurta dedikim dashurie Ermal Hoxhës: Gjysma ime..

1007
0
Shares

Rezarta Shkurta nuk e fsheh asnjëherë dashurinë e madhe që ndjen për bashkëshortin e saj, Ermal Hoxhën, nipit e ish-diktatorit, Enver Hoxha. Një urim të veçantë i ka bërë pikërisht me rastin e ditëlindjes.

Në një dedikim romantik, ku ndjehet me fat për praninë e tij, ajo shkruan fjalët e ndjera dhe vuajtjet që ka kaluar duke mos e pasur pranë.

“Çdo mbrëmje vë kokën në jastëk, kujtoj ditën që kalova, dhe e vetmja gjë që më del nga shpirti është të falenderoj Zotin që të solli në jetën time…Nuk e di a e meritoj energjinë e pastër që më dhuron pa kushte , nuk e di a të meritoj ty, i cili je gjëja më e bukur që mund të më ndodhte… Gëzuar ditën e lindjes gjysma ime. Të dua në çmenduri!”– shkruan Rezarta Shkurta bashkëngjitur fotos së publikuar në InstaStory.

Kujtojmë se Hoxha sapo ka dalë nga burgu, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për grupin e Xibrakës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY