Temperaturat e larta, IGJEUM: Rrezik nga zjarret, ja zonat më të prekura

Temperaturat e larta, IGJEUM: Rrezik nga zjarret, ja zonat më të prekura

131
0
Shares
Foto ilustruese

Temperatura e larta që priten të ngrihen me kalimin e javës mund të përkthehen dhe në rrezik për zjarre. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka reaguar duke udhëzuar dhe njoftuar për këtë rrezikshmëri.

Me anë të një njoftimi për shtyp, IGJEUM ngre alarmin për rreziqet që i kanosen vendit nga zjarret, ndërsa pasqyron situatën motin për sot dhe nesër.

Lidhur me rrezikun nga zjarrest IGJEUM shprehet: “Sot pasdite (e shtunë dt.08) dhe nesër (e diel dt.09) pritet rrezik “I MODERUAR’’ në qarkun Fier dhe rrezik “I ULËT” nё te gjitha qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nё disa qarqe pritet rrezik “I MODERUAR’’ vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Kukës (Lindje), Lezhë (Perёndim), Durrës (Jug), Tiranë (Perёndim),Berat (Jug), Vlorë (Veri), Korçë (Lindje) dhe Gjirokastër (Veri).Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme”.

Pasqyra e plotë për motin në vend dhe rreziqet nga zjarret:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY