Goditi me shufër babë e bir në protestë, gjykata ndëshkon agresorin

Goditi me shufër babë e bir në protestë, gjykata ndëshkon agresorin

55
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë për Zamir Sijanin, i ndaluar për dhunën e ushtruar ndaj dy personave bab e bir, Ymer Çela dhe Erjon Çela. (kliko ketu)

Prokuroria kërkoi këtë masë me pretendimin se po pritet dalja e ekspertizës mjeko-ligjore të dy të plagosurve.

Zamir Sijani, invalid, ka pranuar në seancën e gjyqit se ka goditur bab e bir, por është shprehur se në fillim atë e kanë goditur. Autori është banues në fshatin Xhafzotaj Durrës, (i dënuar më parë për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”).

Ymer Çelaj së bashku me djalin e tij mbetën të lënduar pas një sherri masiv në afërsi të piramidës, ndërsa më pas u transportuan drejt spitalit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY