Meta e paralajmëroi ditë më parë, aleatët e Bashës e mbështesin: Të...

Meta e paralajmëroi ditë më parë, aleatët e Bashës e mbështesin: Të shtyhen zgjedhjet me 6 muaj

42
0
Shares

Në kushtet kur përgjiimet dolën sheshit dhe është ende në diskutim nëse do të mbahen zgjedhjet, aleatët e Bashës kanë një propozim.

Krerët e partive opozitare kërkuan nga qytetarët që të vijojnë rezistencën e tyre, të marrin pjesë masivisht në protestën e datës 2 qershor, si dhe i bënë thirrje Presidentit të Republikës, si i vetmi autoritet kushtetues, të deklarojë ‘shtyrjen e zgjedhjeve lokale me 6 muaj’.zgjedhjet apo jo.

Krerët e 5 partive aleate historike të Partisë Demokratike, Fatmir Mediu i PR, Agron Duka i PAA, Nard Ndoka i PDK, Dashamir Shehi i LZHK dhe Vangjel Dule i PBDNJ, zhvilluan një bashkëbisedim të hapur me qytetarët në Kamzë nga ku bënë këto deklarata.

Në këtë organizim, që tashmë njihet si ‘Forumi për Zgjedhje të Lira’, u diskutua mbi për krizën politike, institucionale dhe ekonomike në të cilin ndodhet vendi.

Ndërkohë presidenti Meta u shpreh i gatshëm për dekretimin e një date tjetër. Në një deklaratë për mediat ai shprehej: Në këtë kuadër, shpreh gatishmërinë time institucionale, që në përputhje me kompetencën që më jep shkronja ‘gj’ e nenit 92 të Kushtetutës, të rishikoj Dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe të dekretoj një datë tjetër për zhvillimin e tyre, në përputhje me vullnetin e shprehur të palëve politike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY