“Këtej u hedhin gaz lotsjellës, këtej bëjnë show me fëmijë”,Këlliçi: Duhen larguar...

“Këtej u hedhin gaz lotsjellës, këtej bëjnë show me fëmijë”,Këlliçi: Duhen larguar politikanët e tipit Veliaj

92
0
Shares

Në ditën e fëmijëve, 1 Qershor, opozitarët kanë zgjedhur të japin mesazhe të forta, lidhur me mënyrën sesi fëmijët e Shqipërisë janë trajtuar përgjatë kësaj kohe.

Në një reagim të kryetarit të forumit rinor të PD, Belind Këlliçi, ky i fundit ka treguar sesi fëmijët po përdoren për shfaqje nga kryetari i Bashksië, dhe sesa të vështirë e kanë ata të sigurojnë një kafshatë bukë nga taksat e larta.

“Duhet te largojme njehere e pergjithmone politikanet e tipit Erion Veliaj qe nga njera ana u hedhin gaz lotsjelles femijeve ndersa jane ne gjume per tu prishur shtepite, e nga ana tjeter bejne shoë me femijet ne krahe kur duan te vjedhin Shqiperine”,-shkruan në mesazhin e tij Këlliçi të cilën e shoqëron dhe me foto.

REAGIMI I PLOTE

Kryemashtruesi i Tiranes ne shfaqjen e tij te turpshme duke bere politike me femijet ne krahe, eshte deshmi e asaj qe duhet te bejne shqiptaret sot, qe neser mos te jete vone. Duhet te largojme njehere e pergjithmone politikanet e tipit Erion Veliaj qe nga njera ana u hedhin gaz lotsjelles femijeve ndersa jane ne gjume per tu prishur shtepite, e nga ana tjeter bejne shoë me femijet ne krahe kur duan te vjedhin Shqiperine.

Duhet t’u japim fund njehere e pergjithmone politikaneve te tipit Veliaj qe nga njera ane vret te rinj si Ardit Gjoklaj, e nga ana tjeter blen me afera si ajo e Teatrit Kombetar, prokuroret per te mbyllur ceshtjet e tij para drejtesise. Duhet t’u japim fund njehere e pergjithmone politikaneve te tipit Veliaj qe nga njera shkaterrojne hapesira te gjelbra per te ndertuar kulla, e nga ana tjeter flasin per mirqenien e femijeve qe sot argetohen neper hapesira betoni.

Sot 60 mije femije ushqehen vetem nje here ne dite, ndersa Erion Veliaj krihet mbi miliona euro abuzime me pushtetin e tij.

Sot cdo familje ne Tirane paguan me shume para per dritat, ujin, tarifa, taksa dhe ka me pak mundesi per te plotesuar nevojat e femijeve.

Sot cdo shqiptar duhet te mendoje per femijet duke i treguar vendin politikave mashtrues dhe te korruptuar.

Neser cdo prind duhet te bashkohet ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, per #Shqiperinesieuropa date 2 qershor, ora 19:00.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY