Schwarzenegger krijon ekip me aktivisten e vogël të famshme në Samitin e...

Schwarzenegger krijon ekip me aktivisten e vogël të famshme në Samitin e Klimës

40
0
Shares

Një samit për klimën i organizuar nga organizata mjedisore e Arnold Schwarzenegger u hap në Vjenë. Aktivistja e re suedeze Greta Thunberg tha gjatë fjalës së hapjes se liderët janë të dështuar me masat e tyre.

Aktivistja e re suedeze Greta Thunberg u bëri thirrje të martën liderëve që të informojnë publikun për ndryshimet klimatike pa i dhënë tone të zbutura „krizës më të madhe me të cilën po përballet njerëzimi”.

Shumë njerëz nuk ia kanë idenë shkallës së emergjencës klimatike sepse „atytre nuk është thënë, ose më saktë, nuk u është thënë nga njerëzit e duhur”, tha Thunberg, e cila ka frymëzuar miliona njerëz në botë për të marrë pjesë gjatë të premteve në grevat e Shkollës të së Ardhmes.

Schwarzenegger e vlerësoi Greta Thunberg si një ëndërrimtare e cila krijoi lëvizjen rinore për të mbajtur nën presion njerëzit e pushtetshëm për zotimet e tyre për tu angazhuar seriozisht me ndryshimet klimatike.

Samiti Botëror Austriak R20 bëri bashkë zyrtarët më të lartë, biznesmenët, investitorët, shoqërinë civile dhe ekspertët klimatikë si dhe përfaqësues të vendeve dhe qyteteve nga e gjithë bota për të promovuar dhe zbatuar Marrëveshjen Klimatike të Parisit dhe qëllimet e zhvillimit të qendrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

Samiti i përvitshëm organizohet nga organizata mjedisore R20 Rajonet e Aksionit Klimatik të Schwarzenegger, e krijuar në vitin 2011 për të përshpejtuar investimet dhe projektet e infrastrukturës së gjelbër në nivel kombëtar.

E plote ne kete link

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY