EMRI/Vetëdorëzohet oficeri i policisë që plagosi të riun në Tiranë

EMRI/Vetëdorëzohet oficeri i policisë që plagosi të riun në Tiranë

64
0
Shares
Foto Ilustruese

Vetëdorëzohet në polici autori i plagosjes së ndodhur mëngjesin e sotëm (28 maj) në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk.

Burime zyrtare nga policia, bëjnë me dije se i vetëdorëzuari është Ndue Ndoi. Ndoi është me nënkomisar në qytetin e Lezhës dhe ndodhej në Tiranë për të ndjekur një kurs pranë Akademisë së Sigurisë.

Dy personat kanë qenë duke pirë kafe në lokalin e një hoteli në afërsi të Akademisë, dhe pasi janë ngritur prej andej, kanë pasur një konflikt fizik, ndërsa motivi ende nuk është zbardhur.

Burime nga policia kanë bërë me dije pranë tyre kanë qenë edhe dy miq të të plagosurit të cilët kanë ndërhyrë, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja, për t’u vetëdorëzuar reth orës 11:25.

I plagosuri, Ervis Murati i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ende nuk ka pranuar të japë detaje mbi ngjarjen.

Mësohet se Murati është qëlluar në pjesën e barkut dhe është dërguar në spitalin e Traumës.Policia ka shpallur në kërkim dy agresorët e tjerë të cilët janë larguar nga vendngjarja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY