FOTO/Publikohet lista me emrat, Reja zbardh objektivat për në “Euro2020”

FOTO/Publikohet lista me emrat, Reja zbardh objektivat për në “Euro2020”

48
0
Shares

Trajneri i ri i Kombëtares, Edy Reja ka publikuar paraditen e sotme listën e lojtarëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet eliminatore të Europianit 2020, më 8 qershor ndaj Islandës në transfertë dhe më 11 qershor ndaj Moldavisë.

Tashmë nën drejtimin e Edy Reja, skuadra ka rikthyer disa nga emrat me te mira ne vite.

Ermir Lenjani është rikthyer në Kombëtare. Reja ka konfirmuar Qosen, ndërsa risia e kësaj liste është Kumbulla. Ndërkohë, dy lojtarët e Partizanit, të cilët ishin pjesë e grumbullimit paraprak në Durrës, Trashi dhe Telushi, nuk kanë mundur të marrin një ftesë.

Reja u shpreh se nën vëzhgim ka 35 lojtarë, por aktualisht nuk është momenti për eksperimente dhe duhet t’u besojë lojtarëve të konfirmuar.

“Janë 18 lojtarë që kanë qenë me De Biasin, edhe të tjerët me Panuccin. Doja t’i jepja vazhdimësi punës së bërë nga ata. Nuk kam patur edhe kohë për t’i vëzhguar plotësisht””, tha Reja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY