Protesta e madhe e opozitës, do të ketë dhe policë civilë mes...

Protesta e madhe e opozitës, do të ketë dhe policë civilë mes qytetarëve

49
0
Shares

Në protestën e sotme të opozitës policia do të jetë të gatishmëri maksimale. Mësohet se në terren do të jenë 1500 efektivë policie. Veç tyre në protestë mësohet se do të jenë edhe policë civilë, të cilët do të monitorojnë çdo skenë dhunë gjatë tubimit të opozitës.

Raportohet se opozita ka kërkuar rreth 5 orë leje për të protestuar, por nuk dihet nëse do të respektohet ky orar.

Kryeministri ka bërë thirrje për dialog duke shkruar 3 letra ndaj kryedemokratit si dhe  ka hedhur poshtë çdo mundësi për dorëzimin e qeverisë.

Lideri i selisë blu ka mohuar në formë kategorike një dialog në këto kushte, ndërsa ka shtuar se kryefjala e kauzës së opozitës së bashkuar është largimi i kryeministrit Rama dhe krijimi i qeverisë tranzitore.

Ilir Meta, nga ana tjetër dha një mesazh të fortë duke theksuar se është i gatshëm të sakrifikojë edhe mandatin, me qëllim që palët të gjejnë zgjidhje  për krizën ku ndodhen aktualisht vendi. Gjithashtu kreu i shtetit theksoi se do të jetë i hapur të dekretojë një tjetër datë për zgjedhjet lokale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY