“Cunami i historisë”, Berisha: Shqipëria sot vërshon drejt Tiranës

“Cunami i historisë”, Berisha: Shqipëria sot vërshon drejt Tiranës

54
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për protestën e radhës kombëtare të opozitës së bashkuar,  e cila do mbahet sot përpara godinës së kryeministrisë duke filluar nga ora 19:00.

Ai shkruan  në “Facebook” se sot qytetarët shqiptarë do të vërshojnë nga katër anët e Shqipërisë dhe do të mblidhen në Tiranë për të protestuar kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

“Sot Cunami i historise. Shqiperia vershon drejt Tiranes! Rama ik! Fitore!”– shkruan Berisha.

Këtë të shtunë opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë  kombëtare përpara godinës së kryeministrisë në orën 19:00, e cila sipas drejtueseve të partive opozitare, do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë gjatë historisë së pluralizmit politik në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY