FOTO/ Basha i kthen përgjigje letrave të Ramës: I vetmi negocim largimi...

FOTO/ Basha i kthen përgjigje letrave të Ramës: I vetmi negocim largimi yt si kryeministër…

51
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike dhe i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha i ka kthyer përgjige të prerë dhe të qartë letrave publike që i çon Rama poër dialog.

Basha nga Mati me qytetarë dhe demokratë, iu drejtua Ramës duke thënë se e vetmja rrugë negocimi është largimi i tij si kryeministër dhe hapja e rrugës evropiane të Shqipërisë pa të.

“Ka vetëm një rrugë evropiane, që është largimi i Edi Ramës. Largimi i Edi Ramës nuk negociohet.

Në çdo vend normal të Evropës, ky do ishte larguar me dhjetra herë.

Më 30 qershor nuk do të lejojmë asnjë krim zgjedhor.

Beteja jonë ka mbledhur gjithmonë e më shumë njerëz dhe sot ëshë shumicë absolute e çdo shqiptari patriot, kundër një grushti tradhtarësh, kopukësh, hajdutësh që mendojnë se mund të marrin peng të ardhmen tonë me 30 qershor. Le ta marrë përgjigjen edhe sot nga Mati siç do të kumbojë nesër në Tiranë, se koha kur Edi Rama dhe një grusht horrash mbanin peng një Shqipëri të tërë mori FUND.

Një shoqëri e lirë, e përbërë nga njerëz të drejtë, mund ta humbë përkohësisht rrugën, të humbë kohë, por vjen një moment që një shoqëri ka nevojë të përballet me të keqen, ta mundë frikën.

Kushte të barabarta zgjedhore, jo pushtet në tavolinë. Jo pushtet me krimin. Jo kurrë.  Nuk e japim fatin e qytetarëve tanë në tavolinë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY