Vodhën naftën e kompanisë ku punonin, pranga punonjësve

Vodhën naftën e kompanisë ku punonin, pranga punonjësve

48
0
Shares

Policia e Korcës ka vënë në pranga 2 shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër, nën akuzën e vjedhjes.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë shtetasit F.S, 25 vjeç dhe M.Z, 29 vjeç, banues në Berat (me detyrë punonjës të një kompanie, e cila kryen punime pranë gazsjellësit TAP).

Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.B, 49 vjeç, banues në Korçë.

Ditën e djeshme shtetasit F.S dhe M.Z, janë kapur në flagrancë në lagjen nr 17 në Korçë, duke i shitur shtetasit A.B, 200 litra naftë, sasi të cilën këta shtetas dyshohet ta kenë vjedhur duke shpërdoruar detyrën, nga një mjet i kompanisë në të cilën ishin të punësuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY