Ish- Presidenti rrëfehet për Fatos Nanon: Që në gjimnaz nuk i ndahej...

Ish- Presidenti rrëfehet për Fatos Nanon: Që në gjimnaz nuk i ndahej Xhoanës, ishte liberal deri në shthurje

107
0
Shares

Ish- Presidenti Bamir Topi ka rrëfyer dhe raportin që ka patur me ish kryeministrin Fatos Nano, të cilin pavarësisht se e ka patur kundërshtar politik, thotë se në vitet e shkuara ka ruajtur një relatë normale me të.

Ja çfarë shkruan Topi në librin e tij Nocturn për profiling e Fatos Nanos:

Fatos Nano është njohur prej meje rreth 50 vite më parë, kur në rrugicën e shtëpisë sime “Zenel Baboçi” kalonte çdo mëngjes për të shkuar në gjimnazin “Sami Frashëri”. Bënte përshtypje, sepse nuk ndahej nga personi që më vonë do të bëhej bashkëshortja, Rexhina. Fatosi pa dyshim vinte nga një familje qytetare e intelektuale, me kërkesa të larta për rininë e viteve ’70.

Nga afër e kam njohur në Parlamentin e Shqipërisë, ku ndonëse herë pas here debati politik mund të ashpërsohej, klima e marrëdhënieve midis nesh mbeti tolerante. Pushteti i tij ishte liberal deri në shthurje, që e largoi nga pushteti në vitin 2005.

Bashkëpunimi dhe ndihma e tij në çastin e zgjedhjes sime si president konfirmoi bindjen se, pavarësisht krahëve të ndryshëm në politikë, Fatos Nano mbetet një politikan qytetar, jo inatçor, me kontribute për demokracinë shqiptare.

Nëse natyrës së tij tolerante do t’i bashkëngjitej vullneti për punë, rezultatet e tij do të ishin tepër të vlerësuara.

Kam përshtypjen që figurën e tij, sidomos pas daljes nga burgu, e shfrytëzuan një tufë karrieristësh dhe pa moral, që e shitën atë shumë shpejt dhe sot ata janë njerëz të rëndësishëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY