I dënuar me 15 vite burg në Itali, kapet 51-vjeçari në Durrës

I dënuar me 15 vite burg në Itali, kapet 51-vjeçari në Durrës

60
0
Shares

Një 51-vjeçar është arrestuar sot policia e Durrësit me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale K.P 51 vjeç, banues në lagjen nr.1 në Durrës ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe dënuar me 15 vjet burg në Itali për ‘Trafik droge’.

Vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 15 vjet burgim , për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e  lëndëve narkotike ”.  Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane,  pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar,  arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  • K.P., 51 vjeç, banues në lagjen Nr.1, Durrës. Shtetasi K. P., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjyqësore në Itali, bazuar në Urdhër Arrestin në datë 08.03.2019, për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, pasi është dënuar me 15 vjet burgim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY