Shkrirja e Akademisë së Shkencave, Vokshi: Rama anti-shqiptar, urrejtje ndaj popullit të...

Shkrirja e Akademisë së Shkencave, Vokshi: Rama anti-shqiptar, urrejtje ndaj popullit të tij

48
0
Shares

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama duke e akuzuar ate se kërkon të shkrijë Akademinë e Shkencave.

Përmes një postimi në FB, Vokshi thekson se pasi ka shkatërruar politikën, ekonominë, kulturën, arsimin, zgjedhjet, drejtësinë, pasi ka kapur të gjitha pushtetet,  Rama tani kërkon të shkatërrojë edhe akdeminë dhe shkencat shqiptare.

POSTIMI I VOKSHIT:

Edi Rama po përgatit projektin për shkrirjen e Akademisë së Shkencave.

Per tja arritur këtij qellimi, po perdor marionetën e tij në krye të Ministrisë së Arsimit dhe deputetë injorantë apo ilegjitimë. Në mënyrë të fshehtë, pa transparencë, pa marrë mendimin e askujt, në shkelje të procedurave dhe ligjeve, me draftin e propozuar të ligjit për Akademinë e Shkencave, po i paraprin idesë për shkrirjen e një ndër institucioneve më të rëndësishme për të vërtetën shkencore dhe interesave kombëtarë.

Pasi ka shkatërruar politikën, ekonominë, kulturën, arsimin, zgjedhjet, drejtësinë, pasi ka kapur të gjitha pushtetet, tani kërkon të shkatërrojë edhe akdeminë dhe shkencat shqiptare.

Me një urrejtje patologjike ndaj popullit të tij, me kompleksin ndaj dijes dhe intelektualëve, të gjitha projektet e tij synojnë shkatërrimin e cdo gjëje që ruan dhe trashëgon identitetin shqiptar, sic është edhe rasti i Akademisë së Shkencave.

Me këtë veprim, Kryeministri në ikje po u kryen shërbimin e fundit qarqeve anti-shqiptare për të eleminuar Akademinë e Shkencave në Shqipëri, plani i nisur që para dy vitesh, kur kërcënoi me heqjen e fondeve dhe shkrirjen e Akademisë së Shkencave.

Të ngrihemi të gjithë në këmbë të ndalojmë planin ogurzi të Edi Ramës për zhdukjen e institucioneve pjesë e identitetit kombëtar shqiptar🇦🇱

#Protesto#PërMrojtjen#Identitetin#Kombëtar

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY