Basha nga Kamza: Zgjedhje pa PD -në nuk do të njihen nga...

Basha nga Kamza: Zgjedhje pa PD -në nuk do të njihen nga ndërkombëtarët

55
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përsëriti nga Kamza se zgjedhjet pa Partinë Demokratike nuk janë demokratike dhe nuk do të pranohen nga ndërkombëtarët.

Ai shtoi se edhe procesi i hapjes së negociatave është peng i Ramës dhe datë për hapjen e tyre nuk do të ketë pa shkuar pas hekurave ata që vodhën votat e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 2017.

Basha: E gjithë Europa e ka kuptuar, brenda 48 orëve mesazhet që variojnë nga Londra dhe Parisi e bëjnë të qartë: Zgjedhje pa PD nuk janë demokratike dhe nuk do të pranohen. Zgjedhje pa ndëshkuar politikanët që bashkëpunuan me krimin e organizar për të vjedhur dhe shkatërruar vullnetin e qytetarëve në vitin 2017 nuk ka për të pasur. Pa shkuar në burg ata që vodhën votat e shqiptarëve në 2017 nuk ka hapje negociatash.

Teksa i ftoi në protestën e 11 majit, Basha tha se gjysma e punës është kryer, miqve perëndimorë u janë hapur sytë dhe Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Basha: Më në fund pas një gjumi të gjatë letargjik edhe miqtë tanë perëndimorë do ta kuptonin se një kryemashtrues po i gënjente nga mëngjesi deri në darkë. Duhet ti vinin veshin jo thjesht opozitës por qytetarëve shqiptarë dhe sot 12 javë pas nisjes së kësaj beteje ua them me gojën plot se gjyma e punës është kryer. Shqipëria do të ketë zgjedhje të parakoshme parlamentare, Shqipëria do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por gjysma tjetër e punës do kryer akoma se bisha e plagosur e krimit po bën gjithçka ti shpëtojë drejtësisë së vërtetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY