Atentat me eksploziv dhe rrëmbim personi, kush është djali i biznesmenit, shënjestra...

Atentat me eksploziv dhe rrëmbim personi, kush është djali i biznesmenit, shënjestra e sulmit të sotëm

151
0
Shares

Një atentat me armë zjarri sot në Vlorë në zonën e Lungomares për pak sa desh i mori jetën një shtetasi i cili nuk kishte lidhje me shënjestrën e vërtetë.

Në fakt personi i targetuar për tu vrarë zbulohet se është Inez Hajrullah, i cili nuk është një emër i panjohur për Policinë.

Në vitin 2017, Hajrulla ishte pre e një atentati me tritol, ndërkohë që ka qenë i arrestuar dy herë për armëmbajtje pa leje si edhe i akuzuar për grabitjen e një kazinoje po në vitin 2013

Po ngjarja për të cilën Hajrulla është përmendur më së shumti është ajo e pengmarrjës dhe zhdukjes së shtetasit Elvis Troqe.

Atentati i sotëm ndaj Hajrullah u krye pranë zonës ku kishte aktivitetin Edison Harizaoj i cili mbeti i vrarë në vitin 2018 në Durrës.

Nga atentati i sotëm mbeti i plagosur një punonjës i Bashkisë Vlorë i cili po pinte kafë në lokal, ndërsa makina e atantatuit u gjet e djegur në Babicë të Vlorës.

27 vjeçari Ines Hajrulla është djali i një biznesmeni të njohur në Vlorë i njohur si Robert Hajrulla.

I riu duhet të ishte në arrest shtëpie, të cilën mesa duket e ka thyer.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY