Miliona euro heroinë, 14 shqiptarë të arrestuar në Zvicër

Miliona euro heroinë, 14 shqiptarë të arrestuar në Zvicër

103
0
Shares

Policia e kantonit të Freiburgut në Zvicër ka shkatërruar një rrjet të madh të trafikut të heroinës, duke arrestuar 14 shqiptarë gjatë muajve të fundit.

Të arrestuarit akuzohen për trafikimin e dhjetëra kilogramë heroinë në kantonet e Freiburgut, Bernës, Vaudit dhe Gjenevës, për një shumë rreth një milion franka.

Nga personat e arrestuar, 12 janë në burg, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar jashtë vendit dhe janë ekstraduar në Zvicër.

Hetuesit i kanë pasur nën vëzhgim që nga pranvera e vitit të kaluar të dyshuarit, rezidentë në distriktet Sense e Gruyère të kantonit Freiburg, të cilët e sillnin drogën nga jashtë për ta shpërndarë në katër kantonet e lartpërmendur.

Gjatë operacioneve të arrestimit, janë konfiskuar mbi 8.5 kile heroinë, 10.5 kile lëndë përzierëse (paracetamol e kafeinë) dhe 50 mijë franka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY