Digjet gjatë natës makina e kryetarit të PS në Elbasan, dyshimet e...

Digjet gjatë natës makina e kryetarit të PS në Elbasan, dyshimet e para

150
0
Shares
FOTO ILUSTRUESE

Automjeti i kreut të PS, në Elbasan është djeguar gjatë orëve të mbrëmjes. Bëhet fjalë për  Xhevahir Budanin. Zjarrvënia mendohet se ka qënë e qëllimshe. ndërsa mendohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Mjeti ka qenë i parkuar në afërsi të banesës së Budanit, dhe sipas hetimeve të para, autorët i kanë vënë flakën me lëndë djegëse, dhe janë larguar prej aty.

Dyshimet janë se djegia e mjetit lidhet me arsye që kanë të bëjnë me detyrat që mban Budani, dhe me konflikte të mundshme që ai ka pasur.

Përveç postit të drejtuesit të PS-së, Budani është dhe drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë natës në lagjen ” 5 Maji” në Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit Xh.B., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Nga hetime paraprake dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, idetifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY