Kryemadhi: Nëse Rama kalon ligjin për ‘tjetërsimin’, më mirë të digjen mandatet...

Kryemadhi: Nëse Rama kalon ligjin për ‘tjetërsimin’, më mirë të digjen mandatet se pronat e shqiptarëve

49
0
Shares

Kryetarja e LSI, Monika kryemadhi, ka folur ndër të tjera dje në Konventën Kombëtare për ligjin e ri që parashikon “tjetërsimin” e pronave, një term i ri dhe i rrezikshëm që është denoncuar më herët edhe nga PD-ja.

Kryemadhi tha: “Unë sot jam e bindur, që në bazë të një plani mafioz, të mirëmenduar mirë dhe në emër të së ashtuquajturës Reformë në Drejtësi, me qëllim dhe me paramendim kemi mbetur pa gjykata, pa Gjykatë të Lartë, dhe pa gjykatë Kushtetuese. Që ligji për Katasdrat dhe për tjetërsimin e pronave mos të ketë ku të paditet, por banda dhe krimi i organizuar bashkë me oligarkët të grabisin pronat e shqiptarëve dhe shtëpitë e tyre.”

Më tej Kryemadhi theksoi: “Nëse kryeministri i një vendi kalon në Kuvend një ligj të posaçëm për tjetërsimin e titujve të pronësisë dhe nuk ke gjykatë ku të ankohesh dhe as arbitër, është më mirë që të digjen mandatet e opozitës, se sa të vidhen dhe të grabitet prona e shqiptarëve dhe shtëpitë e shqiptarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY