Bulqiza në alarm, shkon në 84 numri i personave të helmuar nga...

Bulqiza në alarm, shkon në 84 numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm

51
0
Shares

Shkon në 84 numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm, në Bulqizë.

Mësohet se 54 prej tyre janë të moshave të rritura dhe 24 janë fëmijë.

Ditën e djeshme të paktën 30 persona përfunduan në spital. Ata u paraqitën në spital me marrje mendësh dhe të vjella.

Banorët e lagjes së ‘Qytetit të Vjetër’ janë lajmëruar të mos konsumojnë ujë nga çezma.

Monstrat e ujit të pijshëm janë dërguar për analiza në Tiranë.

Nje banor i Zonës thotë: “Prej tre ditësh uji nuk është i pijshëm, nuk konsumohet, ka shije të keqe. Fëmijët i kemi dërguar në spitale por nuk dimë sesi do shkojë kjo punë.”

Ndërkohë Ndërmjarrja e Ujësjellësit në Bulqizë ka deklaruar se janë marrë analizat dhe janë dërguar në laborator, por do të duhet 48 orë për të marrë përgjigjet.

Rrjeti i ujësjellësit në Bulqizë është bërë vite më parë dhe tubacionet janë të amortizuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY