Rama e pranon hapur që negociatat nuk hapen në qershor

Rama e pranon hapur që negociatat nuk hapen në qershor

76
0
Shares

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me veteranë në kuadër të 5 Majit, ditës së Dëshmorëve foli edhe për procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Për herë të parë Rama e pranoi me gojën e vet se hapja e negociatave mund të ndodhë përtej qershorit, ndryshe nga sa ishte “trumbetuar” kohët e fundit nga ai vetë dhe qeveria e tij.

“Ne vjet morën rekomandimin pa kushte dhe po vjen, Këshilli Evropian vendosi që për arsye të brendshme në disa prej vendeve të BE-së, kjo temë të adresohet qershorin që vjen. Po vjen, Këshilli Evropian vendosi që pavarësisht se negociatat nuk u çelës zyrtarisht, procesi i hulumtimit që nis me çeljen zyrtare të negociatave të fillojë, ka filluar qysh vjeshtën e shkuar.

Me shumë rëndësi është të kuptohet se Shqipëria do ishte kokëulur në rast se Komisioni Euriopian që vlerëson si i ke bërë detyrat e shtëpisë do kishte rezera.

Ne do bëjmë të pamundurën të marrim vlerësim pozitiv si nga këshilli ashtu edhe nga komisioni në qershor, ose brenda këtij viti”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY