Vizita e Vuçiç në Tiranë, gazetari nga Kosova: Qytetarët ta presin me...

Vizita e Vuçiç në Tiranë, gazetari nga Kosova: Qytetarët ta presin me protesta

61
0
Shares

Gazetari i njohur nga Kosova, Berat Buzhala, ka deklaruar se ardhja e presidentit serb Vuçiç në Tiranë, duhet të pritet me protesta nga qytetarët.

Duke bërë një krahasim me ardhjen e Vuçiçit në Kosovë, Buzhala specifikoi se në Kosovë presidenti serb nuk pritet nga krerët e shtetit apo në takime zyrtare, ndërsa në Tiranë pritet si burrështetas dhe nga përfaqësuesit e lartë shtetëror.

Buzhala me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se edhe pse Vuçiç kurrë nuk është penduar për krimet që ai dhe shteti i tij i kanë bërë në Kosovë dhe mbi shqiptarët, ai sërish pritet në vizita zyrtare në Tiranë.

Postimi i plotë:

Do te ishte mire qe Vucic te pritej ne Tirane me nje proteste masive. Dikush do te thoshte perse te mos pritet ngjashem ne Kosove? Sepse ne Kosove ai hyn e del pa shkele ne institucione. Nuk i takon kreret e shtetit. Kohe pas kohe i bllokohen rruget me dru e me traktora.

Ne Tirane ai shkon si burreshtetas, e jo tinxa. Ai pritet ne institucione te Republikes, anipse kurre nuk eshte pendu per krimet qe ai dhe shteti i tij i kane kry ne Kosove, mbi shqiptaret.

Kuptohet, nese jemi vllazen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY