Mësohet tema e takimit Merkel-Rama, Macron i vendosur: Jo diskutime për integrimin...

Mësohet tema e takimit Merkel-Rama, Macron i vendosur: Jo diskutime për integrimin në BE

82
0
Shares

Ndërsa po zhvillohet samiti i Berlinit, DW ka bërë me dije detaje të tjera nga takimi.  Në Samitin e Berlinit, një nga pikat që pritet të diskutohet është dhe ajo e çeljes së negociatave.

Megjithëse takimi është joformal, pritet që të ketë një dokumet ku do të përmblidhen rezultatet përfundimtare të takimit, të cilat do të firmosen nga të gjithë pjesëmarrësit.

Gjermania dhe Franca përpiqen kështu të demonstrojnë unanimitet në lidhje me Ballkanin Perëndimor dhe të tregojnë  se Ballkani duhet të mbetet në përgjegjësinë e shteteve të Evropës. Megjithatë diplomatët janë të vetëdijshëm se BE-ja aktualisht nuk është në gjendje t’i zgjidhë konfliktet në Ballkan, ku konflikti mes Serbisë dhe Kosovës konsiderohet më kyçi.

Qarqet diplomatike rikonfirmojnë për DW se Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të majit.

Por nga ana tjetër, kancelarja Angela Merkel dëshiron të japë një sinjal në drejtim të dy vendeve që janë në pritje të çeljes së negociatave, si  Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Ajo do të takohet kështu në takime bilaterale me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, (16:00) dhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama, (16:30).

Në samitin që nis punimet sot në mbrëmje në zyrën e kancelares ë gjermane Angela Merkel, marrin pjesë presidenti francez Emmanuel Macron  dhe krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor, Sllovenisë dhe Kroacisë.Veç tyre janë ftuar edhe tre presidentë, ai i Kosovës, Hashim Thaçi, i Serbisë, Alexandar Vuçiç dhe i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY