I përmendi djalin, Nishani shpërthen ndaj Veliajt: More rrugaç i pashkollë

I përmendi djalin, Nishani shpërthen ndaj Veliajt: More rrugaç i pashkollë

134
0
Shares

“Pyetja që unë u bëj qytetarëve është, a do luftosh për fëmijët e tu apo të Lulit, se Luli i ka në Hollandë, apo të Bujar Nishanit që e bëri austriak?”,

Kjo ishte deklarata e bërë ditën e djeshme nga ana e kryebashkiakut Veliaj, e cila ka sjellë një reagim të ashpër nga ana e ish- Presidentit Bujar Nishani.

Ish Presidenti ka reaguar në rrjetin social, duke e cilësuar Velian si një “rrugaç të pashkollë”

“Rrugaçi i pashkollë që e kanë vënë në krye të Bashkisë së Tiranës paska marrë në gojë djalin tim nga ekranet e tv-ve. Llaxorja që nuk e njeh nderin e dinjitetin e familjes, pasi u martua me paratë e “djersës” së mamasë, merr kurajon ti tregojë moralin këtij populli që helmohet çdo ditë nga betoni i narkomafias.
Nuk e kuptoka përse protestojnë shqiptarët !? Ka njëmijë e një arsye pse ata dalin rrugëve të Shqipërisë.
Ata dalin edhe për Arditin, fati tragjik i të cilit do të tmerrojë gjithë jetën edhe të birin e këtij deviacioni human, sapo të ketë mundësinë ta mësojë”, shkruan Nishani./Express

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY