Rama çon FNSH-në tek ura e Bahçallëkut, Spahia: Nuk ka shans të hapim...

Rama çon FNSH-në tek ura e Bahçallëkut, Spahia: Nuk ka shans të hapim rrugën

81
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka planifikuar të udhëtojë sot drejt Shkodrës për të mbajtur një sërë takimesh por PD i ka dalë para në hyrje të qytetit për të protestuar kundër tij.

Ata kanë thënë se do të bllokojnë urën e Bahçallëkut për të mos e lejuar kryeministrin të kalojë.

Ka momente përplasjeje mes forcave të FNSH dhe protestuesve dhe ish deputetëve.

“Mos hajde në Shkodër!” thotë një protestues.

Ish-deputetët Flamur Noka dhe Bardh Spahia i janë bashkuar protestuesve dhe nuk pranojnë të hapin rrugën.

Ka patur debate mes ish deputetëve dhe punonjesve te policisë.

Polici: “Duhet të hapni rrugën se s’bën. Është e  kundraligjshme.”

Bardh Spahia: Nuk ka shans të hapim rrugën!

Ish deputeti Flamur Noka tha se qytetarët e Shkodrës janë për të protestuar kundde Kryeminsiatrit të krimit. Rama e ka futur Shkodren në kthetrat e krimit dhe varferisë.

Opozita do protestojnë deri në një qeveri tranzitore.

Shqipëria është peng i bandës me kryebanditin Edi Rama

Opozita nuk do të reshtë së protestuari.

Është e drejtë e qytetarëve të protestojnë. Jeni duke mbrojtur bandën dhe jo shtetin.  Edi Rama nuk përfaqëson shtetin por një bandë që vret dhe vjedh shqiptarët, tha Noka

 

 

© SYRI.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY