Protestë prej 3 ditësh, minatorët sërish para Kryeministrisë, ja kërkesat e tyre

Protestë prej 3 ditësh, minatorët sërish para Kryeministrisë, ja kërkesat e tyre

55
0
Shares

Ka disa ditë që po zhvillohet protesta e minatorëve para Kryeministrisë.

Edhe ditën e sotme, sipas burimeve, minatorët janë zhvendosur në hyrjen anësore të godinës, për të kërkuar sërish të njëjtat të drejta sikurse dhe më herët.

Kërkesa e tyre mbetet e njëjta: Miratimi i statusit të minatorit, që parashikon pension më të lartë dhe lehtësi të tjera për këtë shtresë shoqërore.

Protestat e dy ditëve më parë, tërhoqi vëmendjen e çdo kalimtari, të huaj apo shqiptar, të njohur ose jo. Pati edhe pak tension, por i menaxhueshëm me 10 policë.

Nëntoka ka vështirësi ekstreme. Kësaj radhe, minatorët u mblodhën spontanisht, të bashkuar nga kauza e statusit, ndërsa në ditët në vijim pritet përshkallëzimi i protestës nga sindikatat përkatëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY