Protesta simbolike e të rinjve para Parlamentit, vendosen këpucë dhe flamuj….

Protesta simbolike e të rinjve para Parlamentit, vendosen këpucë dhe flamuj….

94
0
Shares

Të rinjtë e FRPD dhe LRI kanë zgjedhur që dhe ditën e sotme të protestojnë para Parlamentit.

Sipas informacioneve, ata po protestojnë sot përpara parlamentit, me një simbolike të veçantë që tregon largimin e të rinjve dhe Shqiptarëve nga vendi si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës.

Në njoftimin e opozitës thuhet se, “të rinjtë e forumeve kanë marrë me vete nga një palë këpucë të të rinjve të cilët janë larguar nga vendi dhe do ti vendosin përpara Parlamentit”.

Te rinjte simbolikisht kane vendosur përpara Parlamentit 200 këpucë me flamujt e vendeve të BE, ku kanë emigruar të rinjtë shqiptare, duke ikur nga varfëria dhe pasiguria e krijuar në vend. Të rinjtë mbajnë në duar parrullën “Ti Shqipëri s’me jep nder, me jep emrin mërgimtar”.

Protesta e të rinjve para parlamentit është për të shprehur vendosmerinë se ata nuk kanë ndërmend të largohen nga vendi, si mijera të rinj të tjerë, se nuk do të dorëzohen derisa vendi të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, që janë themeli për #Shqiperinë si gjithë Europa.

LIVE

LIVE – Të rinjtë në një protestë para parlamentit për të shprehur vendosmërinë se ata nuk kanë ndërmend të largohen nga vendi, si mijera të rinj të tjerë, se nuk do të dorëzohen derisa vendi të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, që janë themeli për Shqipërinë si gjithë Europa.#ShqipëriaSiEuropa

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 25 avril 2019

Kujtojmë se sot nis dhe aksioni opozitar me protesta, ku është njoftuar bllokimi i akseve kryesore nga veriu deri në jug.

DEKLARATA PËR MEDIA, BELIND KËLLIÇI

Simbolika flet mjaft qartë. Ne sot kemi ftuar të rinjtë që të vijnë të marrin nga një palë këpucë të të afërmve të tyre, të shokëve të miqve, të shoqeve, familjarëve të tyre, që kanë ikur në emigrim këto gjashtë vite.

Si asnjëherë më parë Shqipëria është përballur në këto gjashtë vite më një numër të jashtëzakonshëm të azilkërkuesve dhe atyre që kanë kërkuar të emigrojnë dhe të ikin nga Shqipëria.

Për shkak se ka humbur shpresa në këtë vend. Të rinjtë nuk kanë asnjë mundësi pounësimi, nuk und të përballojnë tarifat e larta të arsimit, nuk kanë siguri dhe mbi të gjitha ka vdekur shpresa.

Ftojmë policinë të lërë maskat kundra-gaz dhe të mos hedhë gaz, por të sjellin edhe ata nga një palë këpucë, sepse jemi të bindur se çdo qytetar shqiptar sot, ka një histori personale, ka një histori të një familjari të tij ose të saj, që ka ikur nga ky vend.

Ka ikur jo se këtu ka rritje ekonomike, jo se këtu ka begati, jo se këtu flitet për investime të huaja, jo se Shqipëria po i afrohet BE-së, por se ne po bëjmë hapa pas për integrimin europian.

Për shkak të një keqqeverisje, për shkak të një personi të vetëm që është kryeministri i vendit, është Edi Rama, për shkak të këtij Parlamenti, dhe për shkak se në këtë vend është vrarë shpresa e shqiptarëve, e mbi të gjitha të rinjve.

Kemi 110 mijë të rinj që kanë lënë Shqipërinë në këto gjashtë vite.

Kemi me mijëra të rinjë që çdo muaj regjistrohen në kurse gjermanisht, anglisht, me qëllimin jo për të ndejtur këtu e çuar vendin përpara, por për të emigruar në vendet e BE-së, ose për të ikur në Amerikë apo përtë plotësuar lotarinë amerikane.

Edi Rama premtoi 300 mijë vende pune në 2013-ën kur Rilindja erdhi në pushtet, por fatkeqësisht 300 mijë shqiptarë plotësuan lotarinë amerikane dhe mbi 1 milionë shqiptarë kanë shprehur dëshirën për të ikur nga Shqipëria.

Sot 79% e të rinjve duan të ikin nga vendi ynë një herë e mirë, dhe kjo është gjëma më e madhe që i është bërë Shqipërisë. Ndaj ky apel i drejtohet sot këtij Parlamenti, i drejtohet të gjithë qytetarëve, për të ndalur për një çast, për të menduar për të gjithë miqtë tanë që kanë ikur dhe për të menduar për arsyet përse kanë ikur. Duhet të punojmë për këtë vende. Fatkeqësisht më të mirët, shtresa e mesme, profesionistët, mjekët, ekspertët, inovatorët, duhet të qëndrojnë në Shqipëri dhe jo të ikin nga Shqipëria.

Pyetje: Edi Rama ka theksuar se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve? Cili është qëndrimi i opozitës?

Belind Këlliçi: Mazhoranca, Partia Socialiste që ka një histori 70 e ca vjeçare sepse është pasardhëse e Partisë Komuniste, është mësuar që të bëjë votime edhe gjatë periudhës së dikaturës. Rinia dhe qytetarët e këtij vendi nuk do të lejojnë këto votime në Shqipëri në 2019-ën. Në Shqipëri o të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këtë jua garantoj 100%. Jo Edi Rama po kushdo që ëndërron ta kthejë Shqipërinë pas si në kohën e dikaturës, nuk do t’ia dalë dot. Për këtë të jeni të bindur. Aksioni ynë, protestat tona, jo vetëm simbolikat, por sot ne përshkallëzojmë protestat pasdite. Do të vazhdojnë pa ndalur. Do të njiheni me hapat tonë gjatë ditëve në vijim. E rëndësishme është që në çdo protestë kombëtare që është thërritur nga opozita, PD dhe LSI, ju keni parë se numri i qytetarëve që mbështesin këtë kauzë është në rritje. Keni parë që në protestën e tretë kombëtare më 13 prill, kemi parë një numër rekord qytetarësh që kanë dalë në protestë.

Kjo tregon se kjo kauzë ka mbështetje, kjo kauzë bëhet për të ardhmen e vendit, dhe kjo kauzë bëhet për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Pyetje: Z.Balla tha pak momente më parë në Parlamenbt se kush do të cënojë të prekë zgjedhjet do të dënohet me 8 vjet burg.

Belind Këlliçi: Z. Balla të mbajë përgjegjësi sepse është subjekt i ligjit antimafia, ka deklaruar publikisht se ka miqësi të ngushtë me trafikantë ndërkombëtarë droge dhe i premtoj z.Balla që në Shqipëri do të ketë një qeveri që punon për shqiptarët dhe një drejtësi të çliruar, z.Balla do të jetë subjekt i drejtësisë së re dhe i Ligjir Antimafia. Nuk do të ketë më preferencë në zbatimin e ligjit në Shqipëri por do të ketë zbatim të ligjit të barabartë për çdo qytetar qofshin ata edhe politikanë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY