EMRI/ Një tjetër kandidat i listës së PD refuzon mandatin e deputetit

EMRI/ Një tjetër kandidat i listës së PD refuzon mandatin e deputetit

264
0
Shares

Kandidati i listës për deputet i PD, Vendim Demaj ka refuzuar të jetë pjesë e parlamentit pas djegies se mandateve nga partia e tij.

Përmes një postimi në Facebook ai bën të qarta të gjitha arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim.

Demaj shprehet se nuk pëlqen të jetë pjesë e këtij maskarallëku në parlament.

Nga Vendim Demaj:

Pas konsultimeve intensive dhe të vështira me dashamirësit mongolez, siamez, sovjetik dhe kinez.
dhe pasi gjeta pak kohë të lirë të ulesha në pature për tu mbushur frymë
vendosa që t’u shuaj kureshtjen të gjithë atyre që kanë ngelur me veshët ngrehur,tlf në dorë dhe sytë nga Tv.
●Miq,shokë,koleg,dashamirës dhe dashakëqinjë, të surprizuar dhe të bindur,
pas kësaj thirrje publike nga ana e KQZ, unë kam vendosur që s’dua të jem një nga “shpëtimtaret” e mëdhenj të vendit tim të droguar të robëruar nga krimi,të braktisur dhe të plaçkitur nga banda qeverisëse Edviniane,
aq më pak sdua të bëhem i tillë duke përdorur dhe përvetësuar diçka që nuk është e imja si në këtë rast mandati i deputetit..
●Pavarësisht kontributeve personale 28 vjeçare
apo të familjes sime të persekutuar, të internuar, të izoluar, të nënçmuar nga etërit e ketyre këlyshve të kuq
mandati i listës së deputetit që më është ofruar për në Parlamentin e Krimit, nuk është mandat që mua më është dhënë nga elektorati
ku me mospranimin e tij une do fyej/tradhetoj te besuarit e mi,
por ky është mandati i #Partisë_Demokratike dhe është #besimi 🤝personal nga #Lulzim_BASHA për mua.
●Prandaj pa asnjë hezitim,mëdyshje, lëkundje apo trullosje nga joshjet
por dhe pa marr parasysh asnjë lloj oferte, lutje, sygjerimi apo edhe kërcitjet e nofullave të ca hijenave të maskuara nën fustanet e grave,
por me sigurinë, vetëdijen dhe gjakftohtësine më të madhe #Vendosa;
ti them #JO kësaj farse,
#JO këtij maskaralleku dhe #JO kësaj telenovele Turke me skenar Latin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY