”Bindja Demokratike” regjistrohet në Gjykatë si parti politike

”Bindja Demokratike” regjistrohet në Gjykatë si parti politike

58
0
Shares

Bindja Demokratike ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për t’u regjistruar si parti politike.

Kjo forcë politike pritet që të regjistrohet dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke qenë se sot është afati i fundit që kanë partitë për të qenë pjesë e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Në krye të Bindjes Demokratike qëndron ish-numri 2 i PD-së Astrit Patozi, si dhe një sërë eksponentësh të tjera që janë përjashtuar apo vetëpërjashtuar nga kjo forcë politike, përgjatë viteve që drejton Lulzim Basha.

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, në një lidhje për emisionin Open të Eni Vasilit, nga komunikimi i tij me publikun u shpreh nuk do të ketë detaje. Ndërkohë pritet që sot p të ketë një qëndrim të qartë politik për themelimin e “Bindja Demokratike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY