DETAJE/Qëllohet me breshëri plumbash, humb jetën gazetarja në Irlandë

DETAJE/Qëllohet me breshëri plumbash, humb jetën gazetarja në Irlandë

78
0
Shares

Një gazetare 29-vjeçare është vrarë me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Irlandën e Veriut.

Gazetarja Lyra McKee u qëllua për vdekje nga një person që hapi zjarr, ndërsa 29-vjeçarja ishte duke mbuluar trazirat që kishin shpërthyer në Londonderry, ndërsa ngjarja është vlerësuar si një “incident terrorist”.

Policia e ka quajtur gazetaren “një kalimtare krejtësisht të pafajshme”, ndërsa dyshon se pas sulmit qëndron Armata e re Republikane Irlandeze (IRA).

Duke folur në një konferencë për shtyp në Rrugën Stacioni PSNI në Londonderry, Ndihmës Kryeshefi i Policisë së Qarkut Mark Hamilton tha se Lyra ishte vrarë nga republikanët disidentë.

Ai tha se policia kishte kryer një operacion kërkimi në zonën Creggan të Derrit kur u zhvillua një situatë e rendit publik, gjatë së cilës u hodhën mbi 50 bomba benzine në polici dhe dy makina u rrëmbyen dhe iu vu flaka.

Ai tha: “Për fat të keq, në orën 11 të natës, një njeri i armatosur u shfaq dhe shtiu me armë ndaj policisë dhe ndaj një gruaje të re.

Lyra me heret kishte postuar një fotografi të trazirave në Twitter pak para vdekjes së saj: “Derry sonte, çmenduri absolute,-shkruante ajo në postim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY