Manjani, “vëzhgim” protestës së opozitës: Ka mbetur të shpallen zgjedhjet parlamentare

Manjani, “vëzhgim” protestës së opozitës: Ka mbetur të shpallen zgjedhjet parlamentare

39
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar protestën e djeshme të opozitës kundër qeverisë. Ai thotë se sa më shumë gaz hedhin, aq më shumë gaz i botës bëhen. Sipas tij, ska nevojë për llafe e as për lot krokodili duke i sugjeruar maxhorancës të shpallë zgjedhjet parlamentare.

Sa i përket policisë, Manjani shkruan se ishin dy sjellje të ndryshme nga policia tek Kryeministria dhe nga ajo tek parlamenti.

POSTIMI I MANJANIT:

Vëzhgim:
————
Po ti hedhësh gaz e ushtrosh dhunë, opozita nuk shkrihet por vetëm ngrihet!

Sa më shumë gaz të hedhin, aq më shumë gaz i botës bëhen.

Kot e kanë që bëjnë llo llo llo në rrjete sociale! Ska nevojë për llafe, as për lotë krokodili, gjasme për 5 policë të gërvishtur…

Thjesht të vënë trutë në kokë dhe të shpallin zgjedhjet parlamentare. Kaq ju ka mbetur! Sa më shpejt, më mirë edhe për ta…

Respekt pa fund për çdo protestues! Protesta e tyre sot ishte hap shumë i madh drejt rikthimit të Pluralizmit Politik në vendimmarrje.

Respekt edhe për policinë që tek Kryeministria u tregua e matur. Por turp e faqe e zezë ishte sjellja tek Parlamenti!

Ishin dy sjellje krejt të ndryshme që reflektuan nervozitetin në rritje të pushtetit. Policia i tregoi në mënyrë krejt të sinqertë tensionin nervor të rritur në pushtet…

P.S. Tani shkoni nëpër shtëpitë e njerëzve dhe arresojini për pjesmarrje në demonstratë…
Qesharakë pa fund!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY